-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Talebanët djegin instrumentet muzikore në perëndim të Afganistanit

Kryesoret

Në numër i instrumenteve muzikore janë djegur të dielën në provincën afgane Herat, nga Policia e “moralit”, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve Bakhtar News.

Udhëheqësi rajonal i Departamentit për Promovim të Virtytit dhe Parandalim të Vesit, Aziz al-Rahman al-Muhajir, ka thënë se autoritetet kanë konfiskuar dhe djegur instrumentet muzikore, sepse dëgjimi i muzikës është gjë e ndaluar.

Ky zyrtar ka bërë thirrje për promovim të muzikës si formë të “korrupsionit”, duke shtuar se muzika shkakton “devijim të rinisë dhe shkatërrim të shoqërisë”.

Pas kthimit në pushtet në Afganistan, në gusht të vitit 2021, talebanët ua kanë ndaluar televizioneve transmetimin e muzikës.

Së fundi, sallat e dasmave janë udhëzuar që të përmbahen nga lëshimi i muzikës.

Aktiviteteve që janë në kundërshtim me rregullat islame sipas interpretimit të talebanëve janë ndaluar edhe në dasma dhe organizime të ngjashme.

Shumë artistë afganë dhe muzikantë kanë kërkuar azil në shtetet perëndimore. /REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit