Ardian Bujupi u martua disa javë më parë në një ceremoni tepër private në Gjermani, dhe identiteti i nuses nuk u bë me dije.
Nga ana tjetër burime për “Prive” kanë bërë me dije se bashkëshortja e Ardianit quhet Fjolla dhe jeton dhe punon së bashku me familjen ne Gjermani.
Dyshja momentalisht ndodhen ne Shqipëri, ku Fjolla përveçse po e shoqëron në koncerte Ardianin, po shijojnë disa ditë pushime në jug të vendit.