Pas largimit të Jordan Henderson nga Liverpool tashmë ekipi ka “emëruar” kapitenin e ri të “The Reds”.
Mbrojtësi Virgil van Dijk do të jetë kapiteni i ri i Liverpoolit ndërsa kapiten i dytë është zgjedhur Trent Alexander-Arnold.
Henderson u largua pas 12 vitesh nga “The Reds” duke nënshkruar një marrëveshje të re me Al Ettifaq.
Liverpool njoftoi sot për vendimin duke e bërë zyrtar në rrjetet sociale.
“Është një ditë vërtet krenare për mua, për gruan time, për fëmijët e mi, familjen time. Ka qenë një ndjenjë e veçantë dhe nuk mund ta përshkruaj në këtë pikë. Por është diçka për të cilën jam vërtet krenare”, ka thënë Van Dijk për Liverpoolfc.com.