Një shenjë gjigante e ndezur ‘X’ në zyrat e Twitter në San Francisko ka shkaktuar protesta nga banorët dhe zyrtarët e qytetit për shkak të ndriçimit të saj.
Logoja e re u instalua të premten në çatinë e ndërtesës së Rrugës së Tregut me fqinjët që ankoheshin për dritën e saj të bezdisshme. Në të njëjtën kohë, Departamenti i Inspektimit të Ndërtimit në San Francisko njoftoi se do të nisë një hetim për rastin, sipas Guardian.
Imagine no more. This is my life now. https://t.co/k5QfAm8yuG pic.twitter.com/e7ECCM2NUD
— Christopher J. Beale (@realchrisjbeale) July 29, 2023
Kujtohet se Elon Musk, i cili bleu Twitter në tetor 2022 për 44 miliardë dollarë, së fundmi njoftoi riemërimin e platformës në “X” duke shtuar se zyrat do të qëndrojnë në San Francisko.
I would be fucking LIVID. Imagine this fucking X sign right across from your bedroom. #x #twitter pic.twitter.com/FH4nqcS8oy
— kyle (still hates elon) (@itsmefrenchy123) July 29, 2023