Një aeroplan i vogël përfundoi në det të shtunën në plazhin amerikan të Hampton Beach.
Shefi i policisë së Hampton, Alex Reno tha se aeroplani u rrëzua pranë vijës bregdetare.
Reno tha se piloti është në gjendje të mirë dhe u ndihmua për në breg nga rojet bregdetare të plazhit.
Aeroplani përfundoi rreth 27 metra afër pushuesve që ndodheshin ne breg. Mjeti fluturues u tërhoq në breg më pas.