Mbrëmjen e djeshme në spitalin e Beratit arriti një i plagosur me armë zjarri. I plagosuri është Xhuljano Goga, 45-vjeç, banues në lagjen “Uznovë” në Berat.
Ai ka mbërritur vetë në spital me mjetin e tij, i mbuluar me gjak, por nuk ka treguar asgjë se ku dhe kush e ka plagosur.
Ai nuk ka pranuar të japë asnjë dëshmi sesi është plagosur, por dyshohet se është qëlluar me armë sapo ka dalë nga banesa e tij.
Gjendja e tij është e rëndë. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.