-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rriten sërish çmimet, nafta shtrenjtohet me 8-9 lekë për litër

Kryesoret

Të gjithë ata që po udhëtojnë këto ditë për pushime, pune, apo arsye të tjera personale do të duhet të paguajnë më shumë për të mbushur serbatorët e automjeteve. Çmimet e naftës dhe benzinës në vend kanë shënuar një rritje të dytë brenda pak ditësh, me një shtrenjtim total prej 8-9 lekësh për litër.

Me ritme të shpejta është shtrenjtuar dhe benzina. Një litër tashmë tregtohet me 188 lekë, nga 182 që ishte më parë, ndërsa para se të fillonte shtrenjtimi, kishte zbritur në 179 lekë.

Operatorët e tregut pohojnë se rritja ishte e detyruar për shkak të shtrenjtimit të naftës në bursat ndërkombëtare, ku treguesi Platts, që është referenca të cilën e përdorin importuesit, ka arritur në rreth 900 dollarë për ton.

Ky është ndryshimi i dytë që bëjnë operatorët e tregtimit të karburanteve, pas shkrirjes së Bordit të Transparencës, i cili që nga marsi 2022 deri në 7 qershor 2023 vendosi çmimet tavan të karburanteve.

Në momentin që Bordi u shfuqizua, nafta tregtohej me 176 lekë për litër, ndërsa niveli më i ulët ishte arritur në 169 lekë për litër, në fillim të muajit maj (shiko grafikun e ecurisë së çmimeve në vend). Të dyja ndryshimet e operatorëve pas shfuqizimit të Bordit kanë qenë vetëm në rritje./monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit