Një person i cili drejtonte një mjet lundrues “Jet Ski” u fut në mes të pushuesve teksa lëvizte në det duke rrezikuar jetën e tyre.
Ngjarja ka ndodhur në Spille ku bëhet me dije se mjeti lundrues është bllokuar dhe drejtuesi i saj është gjobitur 2 herë.
Shuma e cila iu ngarkua drejtuesit të mjetit lundrues si gjobë mësohet të jetë 110 mijë lekë.