Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç ka reaguar në lidhje me deklaratat e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili ka thënë se Kosova është shtet demokratik, me kufijtë ekzistues.
Hovenier shtoi se Lista Serbe është parti opozitare si të gjitha partitë opozitare, duke shtuar s’e nuk e konsiderojnë subjekt politik serb, por parti të serbëve etnikë në Kosovë.
Këtë deklaratë Petkoviç nuk e ka pritur aspak mirë dhe për mes një reagimi të fundit au z shpreh se kufijtë e Kosovës janë të Serbisë.
Petkoviçi shtoi sr Lista Serbe i shërben interesave kombëtare serbe, e jo sipas tij ato të ambasadave të huaja.
”Ne e dimë mirë USAmbKosovoku janë kufijtë në Kosovë, ata janë kufijtë e Serbisë në përputhje me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të OKB-së. Dhe Lista Serbe është zgjedhja dhe zëri i popullit serb që mbron interesat kombëtare të popullit të tij në Kosovë, jo të ambasadave të huaja”, shkruan Petkoviç.
We know well @USAmbKosovo where borders in K&M are, those are borders of Serbia in accordance with the UN Charter and UN Resolution 1244. And the Serbian List is the choice and voice of Serbian people defending national interests of its people in K&M, not of foreign embassies. https://t.co/8cFCtzcVp6
— Петар Петковић (@PetkovicPetar) August 1, 2023