-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gazetarët e bojkotojnë konferencën e Rozeta Hajdarit

Kryesoret

Gazetarët e bojkotuan të martën një konferencë për media të ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari, në të cilën ajo doli të fliste për çështjen e pezullimit të certifikatës së biznesit të televizionit Klan Kosova.

Ministria e udhëhequr nga Hajdari e hodhi poshtë ankesën e Klan Kosovës më 28 korrik, duke hapur rrugën për mbylljen e televizionit.

Një gazetare e Klan Kosovës e bojkotoi e para konferencën e ministres Hajdari më 1 gusht në Prishtinë, dhe hapat e saj i ndoqën edhe mediat e tjera duke dalë nga salla njëkohësisht.

Bojkoti ndaj ministres së Qeverisë së Albin Kurtit vjen vetem një ditë pasi gazetarët protestuan në sheshet e Prishtinës kundër vendimit.

Si erdhi deri te kjo situatë?

Më 28 korrik, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) e hodhi poshtë ankesën e Klan Kosovës për shfuqizimin e pezullimit të certifikatës së biznesit saj.

MINT-i kishte ngritur fillimisht kallëzim penal ndaj Klan Kosovës më 14 qershor, me pretendimin se në certifikatën e biznesit, te ndërrimi i pronarëve, figuron “Pejë – Serbia dhe Gjakovë – Serbia”./REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit