Gjykata e Brukselit ka dënuar me 15 vite burg Kasandër Nogën i cili akuzohet për atentatin ndaj Erion Hasanbelliut.
Ky i fundit u qëllua me 6 plumba për shkak të hasmërive mes Erion Hasanbelliut dhe Nogës.
Ngjarja e rëndë u regjistua në vitin 2000, kur Noga dhe Julian Çela hyrën në spitalin e Sanatoriumit me automatik në dorë.
Në atë kohë në spital ishin të shtuar Aqif Hasanbelliu dhe Dritan Hajdini të cilëve u hoqën serumet nga dora dhe i vranë në vend pasi hapën zjarr.
Hasanbelliu së bashkë me vëllain e shokut të tij në vitin 2002 ekzekutuan në Belgjikë Julian Çelën dhe plagosën rëndë Kasandër Nogën.
Kasandër Noga akuzohet për 5 vrasje dhe disa plagosje. Mes këtyre krimeve është edhe akuza për vrasjen e Astrit Shperdhejas më 25 gusht të 2001.
Gjykimi për këtë rast u zhvillua në Belgjikë në vitin 2005 ku u dënua për vrasjen në vitin 1999 të Kastriot Gropës dhe Edison Meminajt në Patos.