Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç është shprehur se formimi i Asociacionit të komunave serbe është një detyrim i cili nuk do të hiqet nga tavolina.
Rashic theksoi se ndërkombëtarët po kërkojnë formimin e Asociacionit pasi kjo çështje është bërë e lodhshme pasi ka zgjatur me vite.
“Sepse janë lodh me ne, të themi ashtu në fjalë popullore. Nuk po them që është konflikt, por ky mospajtim në formën që zgjat me vite me të vërtetë jo vetëm për ata, por për ne vetë”, deklaroi ai.
Kosova dhe Serbia në kuadër të Marrëveshjes së parë të Brukselit të vitit 2013 arritën pajtim për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Serbia insiston që Asociacioni të formohet, por Qeveria e Kosovës është shprehur kundër një asociacioni një etnik.