-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Miliona euro borxh, mbyllet ujësjellësi në Durrës, AKUM: Nuk falimentuam, po riorganizohemi

Kryesoret

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve  dhe Trajtimit të Mbetjeve (AKUM), ka reaguar pas lajmit për mbylljen e aktivitetit të ujësjellësit.

Keqadministrimi çoi në faliment Ndërmarrjen e Ujësjellësit Durrës (UKD), një nga më të mbështeturat me hua dhe grante nga donatorët.

Por në reagimin zyrtar, AKUM sqaron se ky vendim nuk ka lidhje me falimentimin, por me procesin e riorgazimit të shoqërive të Ujësjellës Kanalizimeve në të gjithë vendin.

“Më datë, 1 Janar 2023, Shoqëria Aksionare Ujësjellës Kanalizime Durrës ka transferuar aktivitetin në Shoqërinë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës SH.A., së bashku me shoqëritë e tjera Ujësjellës Kanalizime Krujë, Kavajë, Rrogozhinë.

Në procesin e transferimit, i cili është mbikëqyrur nga një grup ekspertësh kontabël, janë mbartur të gjitha asetet, të drejtat dhe detyrimet nga Shoqëritë e mëparshme të Ujësjellës Kanalizime në Shoqërinë e re Rajonale.  

Gjatë procesit të transferimit nuk ka pasur asnjë shuarje të të drejtave ose detyrimeve, pasi Shoqëria Aksionare Ujësjellës Kanalizime Durrës ka transferuar të gjithë veprimtarinë e saj, përfshirë të gjithë të drejtat dhe detyrimet sipas një kontrate noteriale, bazuar edhe në legjislacionin tatimor dhe atë të shoqërive tregtare, ka përfunduar qëllimin për të cilin është krijuar dhe për këtë arsye Asambleja e Aksionareve ka nisur procesin e likujdimit të kësaj shoqërie,” theksohet në deklaratë.

Më tej shtohet se Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime Durrës, e cila mbulon territorin e Bashkive Durrës, Kavajë, Shijak, Krujë dhe Rrogozhinë ka siguruar vazhdimësinë e shërbimit dhe është në mënyrë të vazhdueshme duke likuiduar detyrimet e prapambetura të trashëguara nga Shoqëritë Transferuese.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit