-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Ndërhyrja horror, Marselo i thyen këmbën kundërshtarit, largohet nga fusha duke qarë

Kryesoret

Ndeshja e Kupës së Libertadores mes Argentinos Junior dhe Fluminenses nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme për ish-mbrojtësin e Realit, Marselo. Futbollisti brazilian u bë protagonist në një dëmtim horro që i shkaktoi kundërshtarit.

Në minutën e 57 të takimit, Marselo bëri një ndërhyrje shumë të rëndë ndaj Sanchezit, duke i thyer këmbën. Menjëherë pasi e shkeli, Marselo e kuptoi dëmtimin që i ka shkaktuar duke kërkuar edhe që të ndalet loja për t’i ardhur në ndihmë futbollistit kundërshtar.

Pasi pa këmbën e kundërshtarit, Marselo ka shpërthyer në lot dhe me kartonin e kuq nuk ka pasur asnjë kontestim. Në fakt, duket qartë edhe nga pamjet se ndërhyrja e Marselos është e pa qëllimshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit