Mbrëmja e sotme ka shuar të gjitha shpresat e Tiranës për të vijuar më tej në ëndërrën e tyre për në Conference League.
Humbja 3-1 në Turqi si dhe humbja sonte në Air Albania i mohoi Tiranës për një biletë në fazën e tretë të këtij kompeticioni.
Beshiktashi mori dy fitore të forta në të dy ndeshjet e zhvilluara duke treguar se është një “kockë” e fortë për të përballuar konkurencën e Conference League.
Goli i avantazhit erdhi pas rikthimit nga pushimi i pjesës së parë ku me një goditje këndi Amartej gjeti rrjetën me kokë.
Pas pak minutash erdhi goli i dytë ku me një largim të gabuar nga mbrojtja e Tiranës Abubakar nuk gaboi të linte këtë rast të shkonte dëm dhe gjeti portën për herë të dytë për miqtë.
Tashmë Tirana do të fokusohet te sezoni i ri në Katëgorinë Superiore që nis në datën 19 gusht me duelin e Elbasanit kundër Dinamos.