Policia e Krujës ka asgjësuar 910 bimë kanabis në disa fshatra të ndryshëm në malësinë e Krujës.
Sakaq uniformat blu po vijojnë kontrollet intensive për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Më parë, në kuadër të këtij operacioni, “Territor i pastër”, janë gjetur dhe asgjësuar 22 973 bimë narkotike kanabis.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Tiranës, për veprime të mëtejshme.