-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ U masakrua me thikë tek Ura e Dajlanit, arrestohet ish-bashkëjetuesi i 32-vjeçares

Kryesoret

Policia ka vendosur në pranga ish-bashkëjetuesin e 32-vjeçarjes, Luljeta Preza, pasi dyshohet se e shfrytëzonte për prostitucion gjatë kohës që ishin bashkë.

24-vjeçari Eridon Patlli “u fundos” nga dëshmia e 15-vjeçares, e cila ishte dëshmitare okulare e vrasjes së Luljeta Prezës nga Aldo Brahimi dhe Ylli Grabovari pas pak mesnatës së të martës (2 Gusht) tek Ura e Dajlanit në Durrës.

“S’na dha lekët”, çfarë deklaruan në polici autorët e vrasjes së Luljetës tek “Ura e Dajlanit”

Njoftimi i policisë Durrës:

Në vijim të hetimeve të thelluara të kryera nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për dokumentimin e plotë ligjor të përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të proceduar penalisht për vrasjen e shtetases L. P., 32 vjeçe, trupi i së cilës u gjet poshtë urës së Dajlanit, më datë 02.08.2023, rreth orës 10:35, ju bëjmë me dije se:

Aldo Brahimi dhe Ylli Grabovari
Aldo Brahimi dhe Ylli Grabovari

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 02.08.2023, ka kallëzuar shtetasja 15 vjeçe, e proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, ditën e djeshme, në kuadër të operacionit policor të koduar “Deluzion”, se gjatë kohës që ka bashkëjetuar me shtetasin E. P., ky i fundit e ka shfrytëzuar për prostitucion.

EMRAT/ Vrasja e Luljeta Prezës tek “Ura e Dajlanit”, autorët 2 endacakë që rrinin me të

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit