-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Jam Kryetari i Bashkisë Vlorë, më duhen…”/ Si tentuan ‘zyrtarët e lartë’ të mashtronin biznesmenin në Tiranë (SKEMA)

Kryesoret

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me operacionin policor të koduar “Replay”, që çoi në arrestimin e tre personave, që prezantoheshin si zyrtarë të lartë të institucioneve dhe mashtronin biznesmenë. Grupi i drejtuar nga Florian Gjergji tentoi të mashtronte një biznesmen në fushën imobilare.

“Si je! Jam kryetari i bashkisë së Vlorës, me duhen 35”.

Ky ka qenë mesazhi që mbërriti në telefonin e biznesmenit me inicialet G.Ç., në një aplikacion komunikimi online. Fill pas këtij mesazhi, biznesmeni vuri në dijeni policinë e Tiranës, e cila organizoi dhe bëri kapjen e flagrancë të personavë që u paraqitën të merrnin paratë.

Tentuan të mashtronin biznesmenin, shtireshin si zyrtarë, në pranga 3 persona /Emrat

Në kuadër të operacionit “Replay” u arrestuan Afrim Radici, Gezim Çelanji dhe Qazim Vata ndërsa “truri” Florian Gjergji është shpallur në kërkim.

Gjatë muajve të fundit disa biznesmenë kanë rënë pre e kësaj skeme mashtrimi duke dhënë paratë e kërkuara nga “zyrtarë të lartë”, ndërsa disa të tjerë kanë bërë kallëzim menjëherë në polici duke identifikuar dhe kapur autorët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit