Motra e Celin Dion ka folur së fundmi në lidhje me sëmundjen të cilën po përballet dhe po lufton këngëtarja e njohur.
Claudette Dion është shprehur se sëmundja e Celin është e pashërueshme dhe është diagnostikuar me Sindromën Stiff-Person (SPS).
Sëmundje e cila sjell një çrregullim të rrallë neurologjik që shkakton spazma të pakontrolluara të muskujve.
Duke folur për Le Journal de Montréal, Claudette rrëfeu se motra tjetër e tyre Linda është shpërngulur në shtëpinë e Celine, dhe jeton aty bashkë me tre djemtë e saj, René-Charles, Eddy dhe Nelson.
75-vjeçarja tregoi po ashtu se këngëtarja po konsultohet me disa nga studiuesit më të mirë të fushës.
“Ajo është e disiplinuar në çdo fushë të jetës së saj. Ne s’po gjejmë asnjë medikament që të japë efekt, por është shumë e rëndësishme që ta mbajmë shpresën gjallë.”
Sëmundja e rrallë e Dion, ndër të tjera, shkakton konvulsione, lëvizje të pavullnetshme të muskujve të fytyrës apo gjymtyrëve dhe rritje të ndjeshmërisë ndaj zhurmës dhe prekjes.
Shkenca nuk ka arritur ende të identifikojë shkaqet e sakta, por studimet e para tregojnë se bëhet fjalë për një sëmundje autoimune.