-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

30 centimetër breshër, borëpastrueset në punë për pastrimin e rrugëve në Gjermani

Kryesoret

Një stuhi ka goditur qytetin gjerman Reutlingen në provincën e Baden-Wurttemberg.

Mësohet se në një periudhë kohore shumë të shkurtër vendi është mbuluar nga mbi 30 centimetra breshër.

Për shkak të shtresës së madhe të breshërit u desh ndërhyrja e borëpastruesve për të bërë të mundur pastrimin e rrugëve.

Shërbimet teknike dhe zjarrfikësit kishin shumë angazhime dhe për këtë në rrugë dolën edhe pastruesit e borës.

Pamjet nga qyteti i prekur tregojnë rrugë të mbushura me akull dhe banorë të hutuar që qëndrojnë në portat e dyerve duke parë përreth me mosbesim.

Moti i keq në 48 orët e fundit ka prekur pjesën jugore të Gjermanisë, Austrinë, Slloveninë, e cila ka pësuar përmbytje katastrofike dhe një pjesë më të vogël të Kroacisë, Serbisë.

Ndërkohë në vendin tonë ka pasur reshje shiu të cilat kanë sjellë uljen e temperaturave por pa sjellë probleme si në Europë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit