Ministri i Brendshëm, Taulant Balla mëngjesin e sotëm vizitoi aeroportin “Nëne Tereza”, ku pa nga afër menaxhimin e fluksit të pasagjerëve.
Balla falenderoi Policinë Kufitare e cila sipas tij, po bën një punë të shkëlqyer për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve.
Balla tha se nga aeroporti pritet të hyjnë e të dalin 1 milionë pasagjerë brenda muajit gusht.
“E nisa ditën në Aeroportin “Nëne Tereza”, ku Policia Kufitare po bën një punë të shkëlqyer për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve. Plot 1 milionë pasagjerë do të hyjnë dhe dalin nga Shqipëria gjatë muajit Gusht në këtë pikë kalimi kufitar,” tha Balla.