Trafikantët shqiptarë të qenieve njerëzore po përfitojnë para dy herë, një herë duke sjellë emigrantë të paligjshëm në Britani e me pas duke ndihmuar kriminelët e kërkuar, përfshirë edhe vrasësit, të arratisen përmes kanalit të La Manshit sipas një artikulli të tabloidit britanik Daily Mail.
Shqiptarët po reklamojnë me paturpësi udhëtime emergjente në pjesën e pasme të kamionëve për njerëzit që kanë probleme dhe duan të largohen sa më shpejt nga Anglia, thotë Daily Mail.
Njëri deklaroi për një gazetar të Daily Mail se mund të arratisej nga Britania e Madhe për 3,000 paund.
Një tjetër llogari kontrabandisti që funksionon në Tiktok ofron një shërbim me porosi prej 17,500 paund për t’u shpëtuar kriminelëve duke falsifikuar dokumente që ata të paraqiten si shoferi i dytë në kabinën e një kamioni.
Trafikanti tha se kjo mënyrë përdorej në formë rutinë për të nxitur emigrantët e paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar.
Policia britanike po ndjekin të paktën 38 kriminelë të dyshuar shqiptarë, përfshirë 9 të kërkuar për vrasje dhe dy përdhunues të dyshuar. /Daily Mail