Dhjetë vagonë të trenit të pasagjerëve dolën nga shinat pranë një qyteti në provincën jugore të Sindh, që ndodhet rreth 275 kilometra nga qyteti më i madh i vendit, Karaçi në Pakistan.
“Duke pasur parasysh madhësinë e ngarkesës së pasagjerëve të trenit, priten shumë viktima,” raportoi Geo TV.
“Hazara Express po udhëtonte nga Karaçi në Abbottabad kur ndodhi aksidenti,” tha për HUM News Mohsin Sial, një zyrtar hekurudhor.
Duhet thënë se për fat të keq aksidentet në rrjetin e vjetër hekurudhor të Pakistanit janë të zakonshme.
#WATCH : Train accident in Pakistan- At least 15 dead and 50 injured after 10 coaches of #Rawalpindi-bound Hazara Express derails near #Sahara Railway Station.#Pakistan #Pakistan #trainaccident #BREAKING #BreakingNews #LatestNews #Latest pic.twitter.com/Z2mLKxwn0o
— upuknews (@upuknews1) August 6, 2023