-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Braverman i shpall “luftë” avokatëve: Po falsifikoni kërkesat për azilkërkuesit

Kryesoret

Suella Braverman i ka shpallur “luftë” avokatëve të cilët falsifikojnë kërkesa për azil për emigrantët.

Gjatë muajve të fundit, një task forcë në sekret të plotë ka mbledhur të dhëna për kompani avokatore të cilët parapërgatitin historitë e rreme të azilkërkuesve, sipas Daily Mail.

Ekipet tona, deklaroi Suella Braverman janë duke punuar për të larguar të tillë avokatë emigracioni të korruptuar.

“Duhet të marrë fund abuzimi prej tyre me sistemin tonë të azil kërkimit dhe të mashtruarit e vendit tonë me aplikime të sajuara azili,” theksoi Braverman.

“Avokatët mashtrues duhet të ndalohen dhe të vihen përpara drejtësisë. E ndërsa shumica avokatëve veprojnë ndershmërisht ka disa prej tyre të cilët dërgojnë aplikime azili të mbushura me gënjeshtra duke ndihmuar emigrantët që mbërrinë ilegalisht. Qytetarët britanikë kërkojnë nga dhënien fund të emigrimit ilegal,” tha Suella Braverman.

Simon Jones, korrespondent i BBC për jugun e Anglisë thotë gjatë këtij viti me gomone kanë mbërritur 15,000 person.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit