Tirana International Airport ka dalë me një njoftim ditën e sotme për të gjithë pasagjerët të cilët do udhëtojnë në këtë aeroport.
Në njoftim bëhet me dije se nga dita e sotme dhe deri më 10 shtator pasagjerët duhet të paraqiten në aeroport të paktën 3 orë para përpara kohës së planifikuar të nisjes.
Nga ky përditësim TIA ka si qëllim të kryejnë procedurat e nevojshme me shpejtësi dhe efikasitet.
“Kjo masë synon të përmirësojë përvojën e përgjithshme të udhëtimit për të gjithë pasagjerët.
Si gjithmonë, siguria dhe komoditeti juaj mbeten prioritetet tona kryesore. Duke mbërritur herët, ju na lejoni të kryejmë procedurat e nevojshme me shpejtësi dhe efikasitet,” thuhet në njoftim.