Policia e Portit të Durrësit ka sekuestruar 82 550 euro të cilat ishin të fshehura në autobusin e linjës “Durrës-Bari-Durrës” e cila drejtohej nga dy shoferë të cilët janë vënë në pranga.
Të arrestuarit janë 43-vjeçari me inicialet G. L. dhe 52-vjeçari me inicialet V. E.
3 ditë më parë, Policia sekuestroi në portin e Durrësit, 121 680 euro të tjera që tentoheshin të futeshin në Shqipëri, duke i fshehur në tavanin e një autobusi.
Ndërkohë në Rinas është proceduar një 28-vjeçar pasi tentoi të fuste shumën e 12 820 paund pa i deklaruar.
Në çantën e të riut me inicialet K. M. u gjetën paratë pas një kontrolli të imtësishëm. Policia gjithashtu sekuestroi shumën e parave.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit dhe asaj të Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.