Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme ka njoftuar se ka marrë nën administrim implantin e mbetjeve të Inceneratorit.
Administratori, Arjan Baçi ka dalë në një prononcim për mediat ditën e sotme ku u shpreh se bashkitë e qarkut të Tiranës janë debitore dhe u ka dërguar shkresat ku i kërkon që të zbatojnë kontratën pasi nëse nuk do të ndodhte do të sillte kaos në mbledhjen e mbetjeve urbane.
“Problematikë është që bashkitë e qarkut të Tiranës janë ende debitorë në shoqëri po bëhet muaji i tretë që nuk kanë shlyer detyrimet.
I kemi dërguar shkresat për ti vënë para përgjegjësisë për ti kërkuar zbatimin e ligjit. Mos zbatimi do të sillte kaos në mbledhjen e mbjetjeve urbane” tha Arjan Baçi.
Ai specifikoi se ndër bashkitë që nuk kanë paguar detyrimet janë bashkia e Tiranës, Vorës dhe e Kavajës.