Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar rreth orës 17:45 minuta nga guroret që ndodhen sipër fshatit Borizanë të Fushë- Krujës.
Banorët të lagjes “Hima”, të cilët jetojnë pranë gurores kanë njoftuar policinë duke thënë se po u dëmtohen banesat.
Mësohet se policia u ka kërkuar që të shkojnë dhe të bëjnë denoncim në komisariat, por banorët nuk kanë pranuar me arsyetimin se nuk kanë besim tek institucionet.