Kevin Prince Boateng ka lënë zyrtarisht futbollin. Lajmin për mbylljen e karrierës e ka ndarë vetë futbollisti për mes një video në llogarinë e tij në Instagram.
“Të dua shumë. Faleminderit futboll për gjithçka”, ka shkruar ai në rrjetet e tij sociale.
Ylli ganez ka luajtur për Barcelonën, Milanin, Tottenhamin, Borussia Dortmundin, Schalke 04, Fiorentinën, Sassuolo, Frankfurt dhe Besiktas gjatë karrierës së tij.
36-vjeçari ka luajtur gjithsej 520 ndeshje në karrierën e tij nga të cilat ka shënuar gjithsej 76 gola dhe ka dhënë 56 asistime.
Boateng gjithashtu luajti 15 ndeshje me kombëtaren e Ganës dhe shënoi dy gola.