Dy policë janë pezulluar nga detyra pasi dyshohet se kanë marrë para gjatë ndalimit të automjeteve në Shëngjin.
Hetimet ndaj policëve kanë nisur pas publikimit të një videoje e cila u shpërnda në rrjetet sociale ku duken ata teksa marrin para nga shoferët e makinave të cilat kanë ndaluar.
Për mes videos u bë identifikimi i 2 policëvë të cilët u pezulluan.
Inspektor A. Ç. dhe inspektor K. Ll. ishin caktuar përkohësisht si punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Stacionit të Policisë Shëngjin.
Ndaj tyre ka nisur hetim administrativ, për shkelje të rëndë të procedurës standarde të punës, gjatë kryerjes së detyrës.