UEFA nuk ka harruar asnjë incident të ndodhur në ndeshje dhe nuk kishte si të shpëtonte edhe Vllaznia.
Fishekzjarrët e hedhura në fushë gjatë përballjes se dytë të Conference League mes Vllaznisë dhe Linfildit u ka kushtuar shkodranëve shtrenjtë.
Ata janë gjobitur nga UEFA me 4500 euro, shumë e cila duhet të paguhet brenda 90 ditësh nga marrja e njoftimit.