Prej vitesh Fifi është ndër artistet më të dashura për publikun. Këngëtarja kosovare ka qenë e preferuara e tregut për shumë kohë, duke pasur një axhendë të ngjeshur, por duket se gjërat kanë ndryshuar.
Këtë verë, ashtu si vetë ajo e ka bërë me dije, ka pasur më pak koncerte. Ndoshta shkak për këtë janë bërë pikërisht çmimet e larta që ajo ka.
Fifi dhe partneri i saj Adis Patushi, u bënë prindër disa muaj më parë, teksa këngëtarja që nga ajo kohë sigurisht i është përkushtuar rritjes së djalit dhe familjes, megjithatë duket se deri më tani, në sezonin veror, ajo priste që të ishte më e zënë me punë, duke marrë parasysh se është edhe sezoni më i ngjeshur për artistët.
Kështu, nëpërmjet disa Insta Story-ve, Fifi ka bërë me dije se edhe pse ishte përgatitur për një sezon të ngarkuar me evente e koncerte në fakt kjo nuk ka ndodhur, teksa falënderon dhe përshëndet të gjithë club-et që nuk e kanë ftuar.
Me ironi këngëtarja thotë se nuk është aq “in” në treg, ndërsa po ashtu jep si arsye të mos thirrjes së saj në koncerte, çmimin që ajo kërkon, megjithëse kjo nuk duket problem për artistët e huaj që marrin.
Ndërkohë në një postim tjetër, ndër të tjera ajo shkruan se gjithsesi “i kanë bërë nder” që nuk e kanë ftuar, pasi po shijon rritjen e djalit dhe mbase “do kishte pasur pak më shumë lekë” po të ndodhte ndryshe, po edhe pa to mirë është.