-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekzekutimi i 62-vjeçarit në Maliq, Berisha: Duhej të shmangej, Taulant Bego nxit vrasjet nga policia

Kryesoret

Ish-kryeministri, Sali Berisha për mes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar në lidhje me ekzekutimin e 62-vjeçarit në Maliq nga Forcat Renea.

Në reagimin e tij Berisha ka dënuar vrasjen e tij duke shtuar se ajo duhet të shmangej.

Ai gjithashtu preku gjatë postimit të tij reagimin e ministrit Balla duke e quajtur cinike dhe kriminale është përgëzimin ndaj policëve për vrasjen e 62-vjeçarit.

“Një vrasje që duhej të shmangej. Taulant Bego etj., etj., nxit vrasjet nga policia

Të dashur miq, policia ekzekuton Ramiz Muçollarin në papafingon e shtëpisë së tij. Ajo flet për shkëmbim zjarrin në papafingo, pretendim jo bindës!

Muçollari i cili vuante nga shëndeti mendor, kishte plagosur më parë gruan dhe djalin me thikë e sende të forta dhe sigurisht ai duhet të dorëzohej. Ai nuk mund të kërcënonte në asnjë rrethanë jetën e policëve.

Por cinike dhe kriminale është përgëzimi i Ballës ndaj policëve për vrasjen e tij. Ai plagosi, por nuk mori jetë njeriu.

Duke ditur dhe problemet me shëndetin mendor të viktimës durim më i madh në rrethim duhej treguar, para se të hynin në papafingo dhe të shkrehnin breshëritë mbi trupin e tij.

Ju uroj shërim të shpejtë gruas dhe djalit të plagosur, dënoj ekzekutimin e tij në rrethana të dyshimta dhe dënoj fort përgëzimin e Taulant Bego etj., etj., për vrasjen nga policia të një të sëmuri të strukur në papafingon e shtëpisë së tij.

I bëj thirrje Avokatit të Popullit të nisë menjëherë hetimin për këtë vrasje të parandalueshme dhe ndaj Ballës që me përgëzimin e tij cinik ekstrem, inkurajon dhe nxit vrasjet nga policia,” shkruan Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit