Ditët e fundit kryeqyteti i Irakut, Bagdadi, ka shënuar ditët më të nxehta, ndërsa sot termometrat kanë shënuar deri në 50 gradë Celsius.
Temperaturat në Bagdad, të cilat ishin mesatarisht midis 45 dhe 48 gradë në korrik, u rritën në 50 gradë këtë pasdite.
Irakianët vazhdojnë të ankohen për ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të temperaturave të larta.
Banorët e Bagdadit marrin energji elektrike nga gjeneratorët fqinjë në këmbim të parave. Familjet me të ardhura të ulëta nuk mund ta përdorin këtë shërbim.
Enti Meteorologjik i Irakut njoftoi se temperatura e ajrit do të qëndrojë në 50 gradë e më lart deri të hënën.