Irani ka vijuar sërish sulmet me dronë në bazën amerikane, në Erbil të Irakut.
Sipas burimeve bëhet me dije se në bazat amerikane ndodheshin edhe trupa britanike, nga të cilët raportohet për disa të plagosur.
Nga ana tjetër situata e luftës në Lindjen e Mesme po vijon të jetë e tensionuar dhe e përhapur edhe më gjërë deri tek vendet e Gjirit Persik.









