-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arsyeja e fortë se pse Kanye West dhe Bianca Censori dalin zbathur në rrugë

Kryesoret

Kanye West dhe partnerja e tij Bianca Censori e kanë kaluar javën e kaluar duke shëtitur nëpër Itali. Ata janë shfaqur në një darkë të bukur në hotel, në një dyqan xhelatine në Firence dhe në një koncert t Travis Scott në Romë, zbathur. Kjo nuk është hera e parë që ata shfaqen në rrugë zbathur, pasi kjo tanimë është bërë e zakonshme për çiftin.

Jason Lee, drejtuesi i “Hollywood Unlocked” – i cili kaloi shtatë muaj duke punuar si drejtues i mediave dhe partneriteteve të West derisa u largua në tetor – tha për Page Six se është i sigurt se West dhe Censori po dalin zbathur për arsye marketingu.

“Unë mendoj se fakti që njerëzit po flasin për këmbët e Kanye-s tregon se sa shumë fuqi ka ai ende pas kulturës së anulimit,” tha ai.

“Unë mendoj se është një veprim i zgjuar dhe strategjik. Nuk do të habitesha nëse herën tjetër që do të shihnim këpucë në këmbët e tij do të ishte një projekt i tij.”

Rikujojmë se tetorin e kaluar, West humbi marrëveshjen e tij Yeezy prej 1.5 miliardë dollarësh me Adidas, së bashku me partneritetet që përfshinin Balenciaga dhe Gap.

Kjo erdhi pasi ai u kritikua për veshjen e bluzave me shkrimin “White Lives Matter” në një shfaqje mode në Paris, duke e quajtur lëvizjen “Black Lives Matter” një “mashtrim”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit