Makina luksoze e tipit “Ferrari” e reperit të njohur shqiptar Noizy është djegur tërësisht.
Mësohet se autori është një i ri vlonjat, i cili pretendon se është paguar 2 mijë euro për ta bërë këtë veprim.
Ai thotë se është paguar nga një tjetër këngëtar, me të cilin ka pasur një konflikt me Noizyn.
Autori është vetëdorëzuar në komisariat, ku edhe ka pranuar autorësinë e zjarrvënies në polici, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.