-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ Rrahu një grua, pezullohet nga puna polici në Berat

Kryesoret

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore AMP (Rajoni Fier – Berat) ka kallëzuar penalisht një tjetër punonjës policie, për të cilin është bërë edhe pezullimi nga detyra.

Bëhet fjalë për Dejvi Toska, efektiv pranë Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Berat, i cili me veprimet e tij ka thyer rëndë Kodin Etik të Policisë së Shtetit, ndërsa një qytetare është ankuar se është goditur nga efektivi i Policisë.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore AMP (Rajoni Fier – Berat) ka kallëzuar penalisht një tjetër punonjës policie, për të cilin është bërë edhe pezullimi nga detyra. Bëhet fjalë për D.T., efektiv pranë Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Berat, i cili me veprimet e tij ka thyer rëndë Kodin Etik të Policisë së Shtetit, ndërsa një qytetare është ankuar se është goditur nga efektivi i Policisë”, thuhet ne njoftim.

Materialet hetimore paraprake i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm, Berat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit