Teksa prej vitesh, fondi i rimbursimit të barnave mbetet në vendnumëro dhe Shqipëria nuk është e aftë të përfshijë asnjë medikament novator për sëmundjet e rralla dhe ato të rënda, diabeti përveçse po shndërrohet në pandemi, po merr gjithnjë e më shumë hapësirë në listën e rimbursimit.
Sipas të dhënave zyrtare nga Fondi i Detyrueshëm i Sigurimit dhe Kujdesit Shëndetësor (FDSKSH), gjatë vitit të kaluar, fondet që shkuan për disbursimin e fishave të diabetit arritën një vlerë prej 2,2 miliardë lekësh, duke zënë gati me 20% të fondeve totale të rimbursimit prej rreth 11 miliardë lekësh në vitin 2022.
Rimbursimi në grupin “Trakti digjestiv dhe metabolizmi” ishte 130 milionë lekë më shumë se me 2021. Për vitin 2022 ky grup zuri 20% të shpenzimeve të rimbursimit, krahasuar me 19.1% që zinte një vit më parë, referoi FSDKSH.
Në këtë grup, rritja më e madhe krahasuar me vitin 2021 konstatohet te barnat e nëngrupit të Antidiabetikëve të cilët zënë 96,6% të shpenzimeve të gjithë grupit A dhe rreth 19,2% të shpenzimeve totale të rimbursimit, krahasuar me 18.5% që zinin vitin e kaluar.
Fondi shpjegoi se në tërësi është grupi i insulinave, rritja e konsumit të tyre, që ka shkaktuar këtë rritje të lartë të shpenzimeve të rimbursimit. Konkretisht, isnsulinë Aspart solution me një rritje 41.1 milionë lekë më shumë se shpenzimet e vitit 2021.
Insulinë Glarginë me një rritje prej 20.1 milion lekë më shumë se shpenzimet e vitit të kaluar për këtë bar dhe Insuline Detemir me një rritje prej 2.7 milion lekë më shumë se një vit më parë, etj./Monitor
Artikulli i plotë këtu.