Dita e sotme banorët e Fierzës në Tropojë i ka gjetur në rrugë duke u janë ngritur sërish kundër ndërtimit të një fabrike bitumin në zonë si dhe bllokimin e punës në guroret.
Ata kanë dalë në protestë duke bllokuar rrugët dhe aksin nacional Firzë-Sheshi Trageteve-Bajram Curri.
Ata janë shprehur kundër ndërtimit të fabrikës së bitumit duke thënë se po shkatërrojnë habitatin natyror të bjeshkëve, turizmin malor, ndotjen e ujit të pijshëm dhe vështirësojnë jetesën e tyte.