-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alket Veliu: Çfarë shkruante Petro Marko për Himarën

Kryesoret

Shume shoke me kane pyetur: Po ju, jeni shqiptare apo greke? Te jesh i cdo kombesie nuk eshte turp, por une para disa vjetesh, kur isha ne fshat, dhe pasi kampistet (punetoret qe shkonin ne kampin e Dhermiut per te pushuar) me pyeten nese ishim shqipetare apo greke, u pergjigja me siguri : “Ne jemi shqipetare!” Me pyeten pastaj pse flisnim greqisht.

Me sa munda, u thashe arsyet. Te nesermen provokova nje mbledhje te gjere ne fshat. U mbush oborri i shkolles me burra e gra. Menjeane ishin nxenesit dhe gjithe te rinjte, se e kishin merre vesh qe une do te flisja rreth temes : “jemi shqiptare apo greke?

Biseden e nisa pak a shume keshtu :– Duhet ta dime mire se c’jemi, c’kombesi kemi, se degjohen poshte e lart fjale se keta jane greke, keta nuk dine se c’jane! Pra fillojme : Ti, shoku Pavllo Beja, nga e ke origjinen?….

– Familja jone, si gjithe Gjileku, jemi krutane. Erdhem ketu pas vdekjes se Skenderbeut.

– Po ti, Vangjel Liza, si e di origjinen e familjes sate ?

– Ne vijme nga Terbaci. Ketu erdhen tre vellezer nga Terbaci. Dhe nga te tre vellezerit u shtuan lagjet Lizaj, Cacedhimitret dhe Trekot.

– Po ju o Koste nga vini ?

– Ne vijme nga Velca! Jemi Tavajt, – dhe qeshi. – Ju e keni degjuar ate breg-shkemb atje lart, qe quhet Trapeza ose Kont-Tava. Rrjedhim nga Kontet,si ju nga Buajt. Aty tek Trapeza paguanin venecianet, prandaj quhet dhe sot e kesaj dite Kont-Tava ose Trapeza…

Keshtu me rradhe te gjitha familjet thane se nga rridhnin. Na dolise vetem nje ishte i huaj : Josif Averbahu, me origjine cifute, nga Austria. Kjo eshte nje histori e cuditshme : Nje konsull i Austro- Hungarise, qe ishte ne Vlore, dashuroi nje fshataren tone qe mblidhte myshqe ne Llogara me shoqet e saj. Ky konsull shkonte ne Llogara per gjah. E pa kete vashez dhe u cmend pas saj. Erdhi ne Dhermi dhe e kerkoi per grua. I thane te nderronte fene. U be ortodoks dhe banor i fshatit….

Pra c’jemi ne ? Shqiptare! Po pse e humbem gjuhen ?

Une do te them ato qe di : Pse nenat plaka, gjyshet dhe gjyshet dine me mire shqipen se greqishten? Pse qajme e kendojme ne shqip ? Pse fjalet e urta i themi ne shqip ? Sic duket qe nga viti 1820 e tehu, greqizimi u be me qellim politik nga vete Greqia, qe fitoi lirine me gjakun e shqiptareve, qofte ne Mesolongji, qofte ne revolucionin grek. Suli dhe Himara ishin shqiptare, po dy krahina autonome qe nuk njihnin as Greqine, as Shqiperine, se ciles i kishte humbur edhe emri. Suli dhe Himara ishin kurdohere ne lufte me turkun.

Erdhi koha qe himara u nda : Himara bregdetare mbeti e lire dhe e krishtere, kurse Himara e mbrendshme , Laberia, Kurveleshi, Lumi i Vlores e Dukati u myslimanizuan dhe u ndane. Megjithese u ndane ne dy fe nuk e humben kurre lidhjet e gjakut dhe te fisit. Cdo fshatar kishte te tijte ne nje fshat te myslimanizuar qe ne kohen e Ali Pashe Tepelenes. Kur beheshin operacione ndeshkimore nga turqit, bregasit nuk shkonin pertej maleve, ne Mesaplik e ne Kurvelesh, per t’u mbrojtur, sic benin gjer ne ate kohe, por iknin me varka per ne Korfuz ose per ne Gjirit, nen mbrojtejen e venecianeve.

Aty shkonin pleq e plaka dhe femijet. Burrat luftonin. Aty rrinin shume vjet, gjersa mbaronin operacionet ndeshkimore. Thone se banoret e Dhermiut shkonin ne ishullin grek, kurse ata te Himares ne Gjirit.Prandaj dhe, kur flasin greqisht, dhermijasit flasin si korfjanet, kurse himarjotet, si gjiritlinjte. Pastaj shkollat ishin greke. Mesha kendohej greqisht. tregtine e benin me Korfuzin, Janinen. Pak nga pak u shkeputen lidhjet me Laberine, me Dukatin.

Greqia, qe u clirua e para, thoshte se kudo ku jane ortodokse, jane greke ;myslimanet jane turq. Nisi antagonizmi turq e kaurre! Propoganda bente punen e saj. Kjo u thellua ne kohen e Ali pashe Tepelenes, i cili dergoi nje delegacion ne Himare, qe dhe Himara te myslimanizohej. Paria e Himares delegacionin e priti ne Qeparo, se kishte me shume kapedane. Delegatet e Ali pashe Tepelenes u thane mendimin dhe qellimin e vizites. Me plaku i kuvendit himarjot u tha delegateve :– E falenderojme pashane, qe mendon per te miren tone. Po i thoni pashait se ketu poshte, ne fshat, kemi nje fushe qe s’ka uje.

Thahet ne vere dhe nuk na jep asgje. I jemi lutur Krishtit dhe Shen Merise, Shen Kozmait dhe Shen Spiridhoit, po s’na dhane uje. Ne na dhente Muhameti uje, menjehere behemi myslimane. Keshtu i thoni pashait. Kur vajten e ia thane pashait pergjigjen e bregasve, ai qeshi me zemerim dhe tha :– Eh kauret e dreqit, do te ma paguajn ! – Pastaj, duke qeshur shtoi – Pizevenget, jane te zgjuar, s’ke c’thua, jane rrufjane te medhenj ! Pak nga pak propoganda greke behej me e madhe, duke pretenduar se Himara ishte krahina heroike e Greqise.

Shume kapedane, sidomos paria, kishin privilegje. Dhe parate e mireberesve himarjote, qe i kishin lene ne bankat greke per shkollat e Himares, ishin nje shkak shume serioz per propoganden greke. Gjike Bixhili nga Dhermiu kishte fituar shume para ne Rusi, ku e kishte marre Pano Bixhili, perfaqesues i himarjoteve prane Carit, ne Peterburg. Mesuesit dhe shpenzimet per shkollen merreshin nga fondi i Gjike Bixhilit. Gjike Bixhili ndertoi dhe nje shkolle, qe eshte sot e kesaj dite. Ne kur ishim te vegjel, ne shkollen e fshatit shihnim portretin e tij , te varur ne klase.

Sic i la Gjike Bixhili parate ne banken greke, ashtu i lane dhe shume mireberes te tjere nga Jugu, si Zhapa me shoke. Ishin miliona, te cilat u bene burim per te ushqyer propoganden greke ne vendin tone, sa u krijua miti i Vorio Epirit dhe sillogu vorioepiriot, qe merrej me clirimin e Vorio Epirit, domethene te Shqiperise se Jugut. Parate u vune ne dispozicion te parise, e cila merrte nje mije dhe shpenzonte nje… Paria merrte parà nga banka greke, e cila qe e autorizuar nga qeverite reaksionare nacionaliste te Megali Idhese ( Megali Idheja : qe Greqia te behej e madhe duke perfshire ne kufijte e saj jugun e Shqiperise dhe vendet ballkanike ku jane ortodokse).

Himarjotet qe emigronin ne Greqi, kishin privilegje : perkraheshin si bij te nje “krahine heroike greke” me histori trimerie e burrerie. Fatkeqesia ishte se Shqiperia u clirua e fundit ne ballkan. Himara kishte ushqyer shpirtin e aneksartise, autonomise, si Suli, i cili pak nga pak u greqizua.

Dhe, pasi u clirua Shqiperia, me kufijte te cunguar shume, propoganda greke e ushqeu shume idene e autonomise se Himares : as shqiptare, as greke! Kishte hedhur rrenje te thelle kjo propogande ne shpirtin e himarjoteve, te cilet syte i mbanin nga Greqia. Kreret himarjote, si Spiro Miloja, nje luftetar qe e ndihmoi shume Greqine, ishte ne krye te kesaj propogande, me gjithe farefisin dhe sojin e tij te perndare ne Dhermi, Vuno e gjetke.

Spiro Miloja ishte nga Progonati. Ne fshatin tone ai kishte farefis LLuke Zh. e te tjere, qe propogandonin ndarjen e Himares nga Shqiperia. Si baze kryesore te propogandes perdornin dhe kete : Pse laberia u be turke ? E pse te mos behemi edhe ne me Greqine, qe eshte armike e betuar e Turqise, sic jemi dhe ne armiq te betuar te turkut. Shume fanatike ishin fshataret e mi ! Njezet e gjashte kisha kishte. Mbaj mend une se kishte tete prifterinj.Lidhjet ekonomike, privilegjet ne Greqi,interesimi i greqise per himariotet, sillogu vorioepiriot ndikuan shume per ti bere himarjotet t’i kthenin syte nga Greqia dhe te enderronin per nje autonomi. Pastaj, edhe ne kohen e pavaresise himarjotet pane se asnje qeveri e Tiranes nuk u kujdesua asnjehere per ta.

Nuk shkonin as xhandare dhe nuk merreshin ne asnje pune. Ata pelqyen te mergonin : heren e pare ne Llavrion, ku kishte miniera ; ne Korint, per te hapur kanalin; ne Vllahi, ne Rusi, pastaj ne Amerike, ne France, ne Meksike, ne Argjentine, ne Australi, Kanada e gjetke. Keshtu ne dinim me mire ku binte Buenos Ajresi sesa Kukesi, qe nuk ia kishim degjuar kurre emrin. Dinim ku binte Australia dhe jo Kosova, qe nuk ja kishim degjuar kurre emrin. Dinim ku binte Athina dhe Korfusi ose Tirana e Shkodra. Ishim pa asnje lidhje me atdheun tone.

Disa percares, vete regjimi i Zogut, sidomos Musa Juka, na percau. U ndame ne fshat ne dy parti: pendekuqet qe deshen Shqiperine dhe shkollat shqipe ; dhe pendebardhet, qe deshen Greqine e shkollat greke ne fshat. Kete percarje e ushqeu shume Musa Juka, duke na armiqesuar vella me vella. Familja jone bente pjese ne partine e pendekuqeve dhe mbanim ne ballkon kurdohere flamurin e Shqiperise. Kapedanet e Spiro Milos na kishin ardhur disa here ne shtepi, duke ne thene se Andrea Markoja ishte vrare per Greqine, Marko Jani ishte internuar nga italianet per Greqine e te tjera.

Deshen qe ne te linim shtepine e te shkonim ne Korfuz, ku do te na mbante me shkolla e me pensione Athina. Qofte im vella, Fotoja, qofte kushuriri im Jani, i sikterisnin duke u thene : “Andrea Markoja u vra per Himaren dhe Marko Jani vdiq i veremosur nga internimet dhe vuajtjet e shumta per Himaren dhe jo per Greqine. Himara sot eshte dhe mbetet shqiptare. Prandaj mbajme dhe flamurin dite e nate ne ballkon. Ne e dime gjakun tone se nga buron”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit