-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ishte duke ngrënë bukë”! Dëshmitë si u vra i riu: Meze, birra dhe thikën

Kryesoret

Mbrëmja e djeshme ishte tragjike në Bulqizë. Një i ri 26 vjeç u vra në mesnatë. Viktima është Dritan Manjani. Autori i dyshuar për ngjarjen është Dorjan Mema, i cili është arrestuar disa orë pas ngjarjes. Dy nga fqinjët kanë rrëfyer si ndodhi vrasja. Kafen e fundit dhe fjalët e viktimës.

Ishin duke ngrënë, duke pirë 5 veta. Unë piva një kafe me të ndjerin, por unë u largova dhe e lash të ndjerin në lokal. Autori ishte me 4 veta të tjerë duke ngrënë meze e duke pirë birra. Se di se çfarë ndodhi më pas.

Ai nuk u bashkua me ata, por ishte tavolinë tjetër. Thonë se ka nisur konflikti në lokal, por aty kanë ndërhyrë dhe i kanë ndarë. Më pas viktima, rreth orës 9 e gjysmë e kanë thirrur te shtëpia. Ai ishte duke ngrënë bukë” tha njëri prej banorëve.

Vrau fqinjin! Policia merr në mbrojtje familjen e vrasësit në Bulqizë

Një tjetër i moshuar rrëfeu se viktima ishte duke ngrënë bukë kur e thirrën për të dalë jashtë dhe më pas e vranë.

Ishte djali më i mirë, nuk bën më nëna. Ka punuar në Greqi, me nder. I ka djemtë shumë të mirë. Nuk ishte i martuar, dhe nuk di të kenë pasur konflikt apo probleme.

Nuk kanë hapur kurrë probleme. Për ngjarjen di që kanë qenë duke pirë. I kanë parë të tjerë dhe më pas morëm vesh që ndodhi kjo ngjarje.

Ishin në të njëjtën vend me autorin tek lokali. Por thanë që më mbrapa kanë ardhur dy makina, e kanë thirrur këtë djalin.

Ai ka dalë jashtë dhe më pas ka ndodhur edhe vrasja. Kanë ardhur natën nga ora 21:45, me makina me dy makina, thonë ata që i kanë parë unë nuk i kam parë.

Nëna vet i ka thënë; ‘dil or djalë se mos keni zënë rrugën’ se mos është duke ardhur ndonjë makinë tjetër.

Ka qenë duke ngrënë bukë, dhe më pas ka ndodhur ajo që ndodhi. Vetëm nëna e vet. I thoshte, “oj nënë mos u bëj merak se do të përmirësohem, duke shkuar për në spital” tha banori.

“Oj nënë mos u bëj merak se…”! Dhimbje dhe lot! Fjalët e fundit të djalit që u vra

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit