Publikohet fotoja e Dorjan Demës, autorit të vrasjes së 26-vjeçarit Dritan Manjani mbrëmjen e djeshme në në fshatin Homesh të Dibrës. 30-vjeçari u arrestua disa orë pas vrasjes së të riut pas një konflikti mes tyre.
Në foto; Dorjan Dema, i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e Dritan Manjanit
Policia thotë se i riu u qëllua me kaçavidë, por fqinjët u shprehën se 26-vjeçari u godit me thikë duke humbur jetën rrugës për në spital.
“Oj nënë mos u bëj merak se…”! Dhimbje dhe lot! Fjalët e fundit të djalit që u vra
Sipas banorëve konflikti mes të rinjve ka nisur në një lokal e më pas autori i dyshuar Dorjan Dema i ka shkuar viktimës tek banesa dhe pasi ai ka dalë e ka goditur me thikë.
Banorët tregojnë se viktima nuk ishte konfliktual, ndërsa autori i dyshuar ndodhej në lokal i shoqëruar nga 4 persona të tjerë dhe po konsumonte alkool.
Policia e Bulqizës ka marrë në mbrojtje banesën e Dorjan Demës, autorit të vrasjes së 26-vjeçarit Dritan Manjanit. Banesa në fjalë ndodhet në Homesh të Bulqizës, atje ku banon edhe viktima.
I mori jetën fqinjit! Policia merr në mbrojtje familjen e vrasësit në Bulqizë
Punonjës të policisë qëndrojnë para portës së banesës së autorit për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm mes dy familjeve. Autori i vrasjes u vu në pranga menjëherë pas ngjarjes.