Një i moshuar është gjetur i vdekur sot në Shkodër. Dyshimet e para janë se mund t’i ketë dhënë fund vetë jetës.
“Rreth orës 10:00, salla operative e Policisë Shkodër ka marrë njoftim nga familjarët e shtetasit N. Ç. 75 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, se dyshohet që ky shtetas mund të jetë vetëmbytur në lumin Buna.
Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kontrollet. Janë njoftuar edhe polumbarët e RENEA-s, me qëllim gjetjen e këtij shtetasi” njofton policia.