Policia e Shtetit zhvilloi një operacion ndaj një grupi kriminal të trafikut të drogës të lokalizuar në Kurbin.
Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me Guardia di Finanza dhe DEA-s Amerikane.
10 persona janë arrestuar, e ndërsa janë bllokuar 4 gomone dhe një velierë, që trafikantët e lanë djegur.
Të arrestuarit dyshohet se janë pjesë e një grupi me bazë në Fushë Kuqe të Kurbinit, që shkëmbente kanabis me heroinë/kokainë, e ndërsa mes tyre dhe ka shtetas të huaj.
Veliera është me flamur ukrainas, nisur nga Mali i Zi. Droga do shkëmbehej në Adriatik.
Hetimi po drejtohet nga prokurori i SPAK, Vladimir Mara, në hetim mësohet se është edhe një zyrtar i policisë.
Ende nuk dihet kush është drejtuesi i grupit. FNSH dhe RENEA kanë zbarkuar në Kurbin për kontrolle.