Në vitin 2016 qeveria bëri ndryshime themelore në ligjin organik të buxhetit i cilësuar ligji “Për Memenaxhimin e Sistemit Buxhetor” nëpërmjet të cilit u ngritën një seri strukturash dhe kompetencash të reja më qëllimin final rritjen e eficencës së përdorimit të fondeve publike, por në realitet thesari i shtetit ka kryer miliarda lekë pagesa bazuar në fatura, ku punimet nuk verifikohen.
Rasti me i pastër janë pagesat për inceneratorët e Tiranës dhe Fierit për të cilat janë paguar nga thesari i Ministrisë së Financave fatura të rreme punimesh, pavarësisht se kuadri ligjor nuk e lejon një manovër të tillë.
Burimet nga Ministria e Financave që kanë njohuri të thelluara për mënyrën si funksionon thesari shpjeguan se pagesat për punimet të pakryera kanë ardhur si rrjedhojë e mosfunksionimit të hallkave të tjera të administratës që kanë për detyrë kontrollin e punimeve në terren dhe kryesisht supervizorit.
Eksperti i Financave shpjegoi se neni 54 i ligjit “Për Memenaxhimin e Sistemit Buxhetor” përcakton se “Përpara kryerjes së pagesave, sistemi i thesarit kontrollon:
a) ekzistencën e angazhimit;
b) dokumentacionin bazë, që vërteton shërbimin e kryer;
c) ekzistencën e mjeteve monetare të mjaftueshme për kryerjen e pagesës.
Sipas Ministrisë së Financave Përshkrimi i Faturës: përmban qëllimin e pagesës si dhe referenca të dokumenteve justifikues që shoqërojnë kërkesën për pagesë (p.sh. Numrin e faturës së furnitorit, numrin e kontratës, etj).
Eksperti sqaroi se në rastin e investimeve, faturat duhet të jenë të shoqëruara me konfirmimin e supervizorit për situacionin e punimeve.
Sipas tij kjo hallkë që paguhet me fondet e taksave të shqiptarëve shpesh është tërësisht e korruptuar. Kur në thesar vjen një faturë për investimin e planifikuar dhe ka nënshkrimin e supervizorit paguhet menjëherë./Monitor
Artikulli i plotë këtu.