Ditën e sotme është raportuar arrestimi i ish-zv ministër i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj.
Arrestimi i tij ka ardhur pasi akuzohet se ka lidhje me koncensionin e sterilizimit.
Po ashtu raportohet se në pranga është vënë edhe biznesmeni Ilir Rrapaj, i cili një ditë më parë me urdhër të SPAK u shoqërua në Polici.
Prej tre vitesh SPAK ka nisur një hetim në lidhje me kite koncesion.
Korrupsioni në sektorin e Shëndetësisë sa i takon tenderit të sterilizimit shkon me vlerë 100 milion euro raporton News24.