Gjykata e Tiranës vendosi sot paradite masën e sigurisë arrest me burg pa afat për pesë të arrestuarit e operacionit antidrogë, ku u sekuestruan 11300 doza ekstazi pak ditë më parë në kryeqytet.
Gjyqtari Gert Hoxha pranoi kërkesën e prokurorit Ndini Tavani që 5 të arrestuarit të vijojnë të hetohen në qeli.
Arrest në burg u caktua për dy shqiptarët nga Kosova Mithat Ramadani dhe Besnik Mujeci, ish-zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje si dhe për tre të tjerët Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia.
Droga sillej me autobusë nga Prishtina në Durrës. Nëse do të dilte në treg, sikur ishte planifikuar në lokalet e Tiranës, mes tyre në zonën e Bllokur dhe bregdet vlera do të shkonte deri në 400 mijë Euro.