Këtë të enjte në Hagë po mbahet seanca e radhës së gjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Ditën e sotme do të dëgjohet dëshmitarja serbe e cila është e 17-ta me radhë në këtë çështje, Dragica Bozhaniç.
Krasniqi dhe Thaçi janë duke e ndjekur seancën përmes video-lidhjes, ndërsa Selimi dhe Veseli janë të pranishëm në sallë.
Paraprakisht, është bërë një diskutim lidhur me mënyrën e paraqitjes së dokumenteve shtesë në listën e dokumenteve të palës thirrëse, por që gjykatësi Charles Smith tha se do të lejojmë të kalohet pak kohë dhe të mendohet për zgjidhjen e kësaj çështjeje.
Nga ana e ZPS-së është kërkuar të kalohet në sesion privat për një kohë në mënyrë që të diskutohet edhe një çështje tjetër.
Pas dhënies së betimit, seanca po vazhdon në sesion publik me dëgjimin e dëshmitares Bozhaniç.
Dëshmia e saj pritet të zgjas gjatë gjithë ditës së sotme.