-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“La Stampa”: Meloni i kërkon Ramës votën për “Expo 2030”

Kryesoret

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni prej së hënës ndodhet në qytetin bregdetar të Vlorës, nga ku udhëtoi me traget prej Brindisit, duke pranuar ftesën për pushime private nga ana e homologut Edi Rama.

Edhe pse fillimisht u raportua se do të ishte një vizitë njëditore, sipas gazetës italiane ‘La Stampa’, që ka siguruar të vetmen video nga pushimet e Melonit në brigjet e Dhërmiut, kryeministrja pritet të largohet të enjten. Media përtej Adriatikut ka zbardhur detaje nga kjo vizitë e Melonit.

“Mes darkave dhe zhytjeve në det, vizita shqiptare nuk ishte vetëm një mundësi pushimi. Ka shumë dosje të hapura për t’u ndarë me kolegun nga Tirana.

Duke filluar me gazsjellësin TAP, pjesë e korridorit jugor të gazit, i cili transporton gazin natyror nga fusha në “Shah Deniz” e Azerbajxhanit, për në Leçe dhe më pas në Evropë. Dëshira për të dyfishuar pompat përforcuese është në diskutim.

Por çështja tjetër në tryezë është projekti për një ujësjellës që duhet të arrijë në Pulia nga Gjirokastra. Shqipëria ushqehet kryesisht me energji të rinovueshme. Por nuk është më pak e pasur me lëndë djegëse fosile, si nafta. Eni ka një kontratë të madhe dhe do të nisë shpimet për gaz dhe naftë në breg nga viti i ardhshëm.

Edhe më mirë shkon për Shell-in, e cila ka nisur një investim 5 miliardë në Rrëshen, sipër Tiranës për nxjerrjen e naftës. Duket se kryeministrja Meloni i ka kërkuar edhe kolegut të saj Rama mbështetje për kandidaturën e Romës për organizimin e Expo.

Së fundi, ka një projekt para qeverisë aktuale që do të donte të ndërtonte një central bërthamor në Shqipëri, por me investime italiane” mbyllet shkrimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit